Aktualitet

Shkrumbohet në ecje makina në Mamurras, babë e bir shpëtojnë për mrekulli

Babë e bir kanë qenë duke udhëtuar me automjet, kur makina ka marrë flakë. Ata për fat të mirë kanë dalluar se mjeti kishte avari dhe kanë dalë nga automjeti, kur ai po nxirrte tym. Makina u shkrumbua totalisht.

D.XH
Shkrumbohet në ecje makina në Mamurras, babë e bir
Makina merr flake 1

MAMURRAS – Një makinë ka marrë flakë pranë rreth-rrotullimit në Fushë-Mamurras. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të drekës të ditës së sotme, 19 nëntor.

Babë e bir kanë dalë nga automjeti, kur makina ka nisur të nxjerrë tym. Dy personat që ndodheshin në mjet për fat të mirë nuk kanë pësuar lëndime.

Shkrumbohet në ecje makina në Mamurras, babë e bir
Pamje nga vendngjarja, makina shkrumbohet teresisht

Në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja e Kurbinit. Automjeti mësohet se është djegur krejtësisht.

Paraprakisht dyshohet se shkak për djegien e automjetit është bërë një defekt elektrik. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të hetuar rastin./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB