
ITALI- 26 persona janë vënë në pranga, mes tyre dhe katër shqiptarë, në kuadër të një operacioni antidrogë të zhvilluar në Itali. Mediat fëinje shkruajnë se operacioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit dhe është zhvilluar në Genova. Të arrestuarit akuzohen për trafik droge, në kuadër të grupit të strukturuar criminal dhe dyshohet se bëhet fjalë për organizatën mafioze ‘Ndrandgheta.
Përveç katër shqiptarëve, mes të arrestuarve raportohet se është dhe një shtetaz kuban e dy akuadorianë.
Si funksiononte grupi?
Hetimet e deritanishme tregojnë se organizata kishte disa banesa, të cilat i kishte vënë në dispozicion të anëtarëve dhe përdoreshin për mbledhjet e grupit, ruajtjen e drogës dhe të parave.
Të arrestuarit përdornin edhe celularë të kriptuar, ‘kriptofona’ për komunikimin ndërmjet njëri-tjetrit dhe makina të marra ma qira.
Mediat raportojnë se 26 të arrestuarve u janë provuar 56 episode të blerjes, shitjes, transportit të sasive të kokainës e marihuanës, kultivim të marijuanës, plagosje, vjedhje e mjeteve të transportit, zhvatje e kanosje.
Në total, gjatë kontrolleve dhe operacionit janë sekuestruar 866.400 euro, 18 automjete, 12 motoçikleta, 6 prona e 39 toka.