
pamje nga vendngjarja
MALËSI E MADHE-Ka zgjatur vetëm pak orë arratia e Lul Rakajt, personi i cili plagosi me armë zjarri dy persona në Malësi të Madhe. Sherri i cili nisi fillimisht verbalisht ka përfunduar në përdorimin e armëve. Rakaj qëlloi me armë zjarri në drejtim të Besmir Çofit dhe Avenir Hasanajt, duke i plagosur të dy. Shkak për ngjarjen dyshohet prishja e pazareve të drogës.
Dy të plagosurit, Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj u transportuan me urgjencë në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve. Përveç policisë lokale, për arrestimin e Rakajt u angazhuan edhe dy ekipe të forcave RENEA, që u nisën drejt Malësisë së Madhe./ZËRI
Poll