
FOTO ILUSTRUESE
MALËSI E MADHE-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Malësinë e Madhe, ku Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj u qëlluan me armë zjarri në hyrje të një lokali në Vrakë nga Lul Rakaj. Autori qëlloi dy herë në drejtim të Çofit dhe Hasanajt, duke i lënë të plagosur. Të dy personat e plagosur janë transportuar në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.
Autori i ngjarjes së sotme nuk është një person i panjohur për Policinë, ku afro 13 vjet më parë në Hot të Malësisë së Madhe ai vrau Kolë Mushkun. Vrasja ndodhi për hakmarrjeje, pasi viktima më herët kishte vrarë babain e tij./ZËRI
Poll