Aktualitet

Shisnin bizhuteri të markës ‘Pandora’, nën hetim 7 pronarë argjendarish në Tiranë

Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe në Forcës së Posaçme Shqiponja kanë kryer kontrolle në disa biznese në Tiranë

E.K
Shisnin bizhuteri të markës ‘Pandora’, nën hetim 7
Bizhuterite e sekuestruara

TIRANË- 7 persona janë vënë nën hetim nga ana e prokurorisë pasi tregtonin bizhuteri të markës Pandora, të cilat dyshohet se i kanë futur kontrabandë në Shqipëri. Ka qenë Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe në Forces se Posaçme Shqiponja, Tiranë, që kanë kryer disa kontrolle në argjendaritë e Myslym Shyrit dhe Rrugës së Dibrës, ku janë gjetur dhe sasi të mëdha të bizhuterive, të papajisura me fatura tatimore, për origjinën e tyre.

Në kuadër të këtij operacioni u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

1. Gazmend Spahiu, administrator i argjendarise “Spahiu”, me adrese rruga e “Dibres” Tiranëe

2. Fabio Demerxhiu, administrator i argjendarise “GOLD JEËELLERY ËATCH”, me adrese rruga e “Myslym Shyri” Tiranë.

3. Marjeta Bengasi, administratore e argjendarise “Prestige” me adrese rruga “Myslym Shyri”,  Tiranë.

4. Irena Bengasi, administrator e argjendarise “Marilyn Monroe”, me adrese rruga e “Marylyn Shyri”, Tiranë.

5. Fatjon Spahiu, administrator i argjendarise “Fredi” me adrese rruga e “Dibres” Tiranë.

6. Indrit Imeraliu, Administrator i Argjendari INDRITI.me adrese rruga e “Dibres” Tiranë.

7. Festim Allushi, administrator i argjendarise Nobel” me adrese rruga e “dibres” Tiranë.

“Procedimi i këtyre shtetasve është bërë pasi në subjektet e tyre Argjendri te administruara prej shtetasve te lartpermendur, janë gjendur bizhuteri si varese, byzyluke, unaza, etj, me mbishkrimin “Pandora”, te cilat nuk i justifikonin me fatura doganore dhe tatimore, dhe te dyshuara kontrabandë, nderkohe qe keto subjekte nuk kane te drejte te tregtojne bizhuteri te markes “Pandora” pasi eshte marke e mbrojtur.

Sende dhe prova materiale të sekuestruara gjatë operacionit:

Nje sasi e konsiderueshme bizhuterish te markes”Pandora” si varese, byzylyke, unaza etj

Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetasve sipërpërmendur, për veprat penale të “Shkelja e të drejtes së pronësis industriale”, “Tregëtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë”dhe “Fshehje të ardhurave”, parashikuar nga neni 149/a, 174, 180, të Kodit  Penal”, bëjnë me dije burime nga Policia.

Shisnin bizhuteri të markës ‘Pandora’, nën hetim 7Shisnin bizhuteri të markës ‘Pandora’, nën hetim 7Shisnin bizhuteri të markës ‘Pandora’, nën hetim 7Shisnin bizhuteri të markës ‘Pandora’, nën hetim 7

Shisnin bizhuteri të markës ‘Pandora’, nën hetim 7Shisnin bizhuteri të markës ‘Pandora’, nën hetim 7Shisnin bizhuteri të markës ‘Pandora’, nën hetim 7Shisnin bizhuteri të markës ‘Pandora’, nën hetim 7

Shisnin bizhuteri të markës ‘Pandora’, nën hetim 7Shisnin bizhuteri të markës ‘Pandora’, nën hetim 7Shisnin bizhuteri të markës ‘Pandora’, nën hetim 7

Poll

MOS HUMB