Aktualitet

Sherri në kafazin e gjyqit, vëllezërit Bushgjokaj futen në izolim: Na provokoi Petrit Çakri!

Ndërkohë, Gjykata ka konfirmuar masën e sigurimit “arrest në burg” në ngarkim të vëllezërve Kristi, Fation dhe Aleksandër Bushgjokaj, si dhe të bashkëpandehurit Petrit Hoxha alias Çakri.

zh.ll
Sherri në kafazin e gjyqit, vëllezërit Bushgjokaj futen në
vellezerit bushgjokaj-renis dobra

TIRANË- Vëllezërit Kristi, Fation dhe Aleksandër Bushgjokaj janë futur në izolim pas sherrit brenda kafazit në seancën gjyqësore, me Petrit Çakri, incident i regjistruar gjatë seancëës të së hënës, 15 qershor. 

Gjatë seacnës së radhës këtë të premte ata kanë pretenduar se Petrit Çakri i ka provokuar. Vëllezërit janë futur në izolim, ndërsa i kërkuan ndjesë gjykatës dhe prokurorisë për incidentin.

Burime për ZËRI bënë me dije se, gjatë zhvillimit të seancës dhe teksa ndodheshin në kafazin e xhamit, të pandehurit janë përfshirë në një konflikt fizik me njëri-tjetrin. Sipas të njëjtave burime, Petrit Çakraj është dhunuar nga të pandehurit e tjerë, pasi kishte nisur të jepte deklarime lidhur me ngjarjen për të cilën akuzohen.

I pari që ka nisur konfliktin ishte Kristi Bushgjoka, i cili goditi Petrit Hoxhën, i njohur edhe me mbiemrin Cakraj. Më pas janë përfshirë edhe dy vëllezërit.

Ndërkohë, Gjykata ka konfirmuar masën e sigurimit “arrest në burg” në ngarkim të vëllezërve Kristi, Fation dhe Aleksandër Bushgjokaj, si dhe të bashkëpandehurit Petrit Hoxha alias Çakri.

Katër të dyshuarit akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e të riut Renis Dobra, në zonën e Matit.

Renis Dobra, 23 vjeç, u vra mbrëmjen e 8 Korrikut 2025 në fshatin Madhesh të Matit. Ai ishte mbytur me litar nga autorët dhe më pas trupi i tij ishte futur brenda makinës. Autorët tentuan ta hidhnin makinën në Liqenin e Ulzës, por trupi mbeti buzë liqenit. Motivi i vrasjes së 23-vjeçarit në Mat dyshohet të ketë qenë konflikti për drogën në Gjermani.

Për të kryer vrasjen, tre vëllezërit Bushgjokaj dhe Çakrri kishin marrë disa makina me qira, në Rinas dhe Yzberisht, të ndryshme çdo ditë për të paktën 72 orë me radhë kur kanë survejuar lëvizjet e Dobrës. Natën e rrëmbimit u përdor një automjet i zi Range Rover dhe një tjetër i bardhë. Në pamjet e siguruara nga Policia dallohen autorët që lëvizin në drejtim të fshatit Zenisht, ku kanë ndjekur të riun, dhe më pas në kthim, e kanë marrë peng./ZËRI

Poll

MOS HUMB