Aktualitet

Sherri në burgun e Fierit mes Denis Bajrit, Aldo Gjinit dhe Jurgen Zotos, pezullohet kryeinspektori dhe 7 gardianë

Vendimi për pezullimin e tyre është marrë pas mbledhjes së Komisionit të Disiplinës dhe një rishikimi të dytë të çështjes.

zh.ll
Sherri në burgun e Fierit mes Denis Bajrit, Aldo Gjinit dhe Jurgen Zotos,
Foto ilustruese

FIER- Tetë efektivë të Policisë në Burgun e Fierit janë pezulluar nga detyra pas sherrit të Denis Bajrit me Aldon Gjinin dhe Jurgen Zoton, ngjarje e ndodhur të shtunën 8 e të gushtit.

Vendimi për pezullimin e tyre është marrë pas mbledhjes së Komisionit të Disiplinës dhe një rishikimi të dytë të çështjes. Sipas burimeve, të pezulluarit, konkretisht kryeinspektori dhe 7 gardianë, ndodheshin në turn gjatë kësaj kohe, në dy sektorët e burgut.

Mësohet se pezullimi për 8 efektivët do të vazhojë deri në përfunfimin e hetimeve dhe vlerësimit nga organet kompetente mbi zbatimin e detyrave funksionale nga këtë punonjës. Gjatë kësaj kohe, ata do të marrin gjysmën e pagës.

 Të pezulluarit janë:

-K/Inspektor G.B. – Përgjegjës turni në regjimin e brendshëm.
-Inspektor Sh.H. – Përgjegjës turni në regjimin e brendshëm.
-Inspektor A.A. – Punonjës i rolit bazë.
-Inspektor D.GJ. – Punonjës i rolit bazë.
-Inspektor A.H., me detyrë punonjës i rolit bazë.
-Inspektor P.K., me detyrë punonjës i rolit bazë.
-Inspektor S.Ç., me detyrë punonjës i rolit bazë.
-Inspektor A.S., me detyrë punonjës i rolit bazë.

Pas incidentit, të shtunën 8 gusht, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, ka kërkuar pezullimin nga detyra të 8 efektivëve të burgut të Fierit. Një ditë më pas, është mbledhur Komisioni i Disiplinës, ndërsa drejtori ka firmosur urdhrin për pezullimin e efektivëve, disa prej të cilëve akuzohen për mosdhënie informacioni, ndërsa të tjerët për mospërmbushje të detyrave.

Denis Brajovic (Bajri) dhe Jurgen Zotaj përfunduan në spital pasi të dy mbetën të plagosur gjatë konfliktit, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa Aldo Gjini është futur në izolim pas sherrit. Ndërkohë, thika e përdorur në konflikt dhe telefoni që dyshohet se është përdorur gjatë përplasjes, do t’i dërgohen BKH-së për ekspertizë, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sa i përket masave ndaj të paraburgosurve, Aldo Gjini është transferuar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, ndërsa Jurgen Zotaj, i cili ndodhej në Spitalin e Fierit, është dërguar në Qendrën Spitalore të Burgjeve në Tiranë. Në institucionin e Fierit ka mbetur Denis Bajri.

Sipas burimeve, referuar dëshmisë së Bajrit, ai pretendon se është sulmuar me porosi të Ibrahim Licit: “Aldo Gjini kërkoi të më takonte. Ai erdhi ne qelinë time bashkë me Jurgen Zoton. Ky i fundit më dha një telefon. Në linjë ishte Ibrahim Lici. Ai më tha jeta jote kaq e pat!. Në atë moment Zoto tentoi të më sulmonte me thikë”.

Ndërkohë, thika artizanle e përdorur në ngjarje dhe telefoni celular janë sekuestruar, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë./ZËRI

Poll

MOS HUMB