Aktualitet

Të shtëna në Patok/ Qëlluan me armë drejt makinës së kushëririt, 3 të arrestuar, një në kërkim (EMRAT-VIDEO)

Konkretisht në pranga ka rënë babai me djalin e tij, dhe kushëriri i këtij të fundit, ndërsa në kërkim është shpallur djali tjetër i 67-vjeçarit.

zh.ll
Të shtëna në Patok/ Qëlluan me armë drejt makinës
pamje nga arrestimi

KURBIN- Një konflikt mes të afërmish ka përfunduar me të shtëna me armë. Ngjarja është regjistruar pasditen e djeshme në rrugën e Patokut, ku një 38-vjeçar ka kallëzuar në polici se, teksa lëvizte me automjet, ishte qëlluar me armë zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë, 3 persona, familjarë me njëri-tjetrin, janë arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se qëlluan drejt automjetit me të cilin lëvizte kushëriri i tyre.

Konkretisht në pranga ka rënë babai me djalin e tij, dhe kushëriri i këtij të fundit, ndërsa në kërkim është shpallur djali tjetër i 67-vjeçarit.

Policia bën me dije se nga veprimet hetimore gjithçka ka nisur pas një konflikti verbal mes të afërmve. Ndërkohë, 38-vjeçari ka përplasur automjetin që drejtonte me një tjetër mjet në përpjekje për t'u larguar, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i Policisë:

Qëlluan me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte kushëriri i tyre, për motive të dobëta, arrestohen 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 (familjarë të njëri-tjetrit).

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, menjëherë pas kallëzimit të shtetasit P. L., 38 vjeç, se mesditën e djeshme, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte në rrugën e Patokut, ishte qëlluar me armë zjarri, u mundësuan lokalizimi dhe ndalimi i shtetasve të përfshirë në këtë rast, konkretisht Gj. L., 67 vjeç dhe Gj.(A.) L., 40 vjeç, babë e bir, dhe E. L., 28 vjeç, kushëri i tyre, të gjithë banues në Laç.

Gjithashtu, u shpall në kërkim djali tjetër i shtetasit Gj. L., shtetasi V. Gj.(L.), 35 vjeç, banues në Laç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, pas një konflikti verbal, për motive të dobëta, me kushëririn e tyre, shtetasin P. L., kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte ai. Nga ky rast, nuk pati shtetas të dëmtuar.

Shtetasi P. L., gjatë largimit nga vendngjarja, ka përplasur me automjetin që drejtonte, një automjet, me pasojë vetëm dëme materiale. Automjeti i 38-vjeçarit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Punohet për kapjen e shtetasit V. Gj.(L.), për gjetjen e armës së zjarrit, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, për individualizimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

 

Poll

MOS HUMB