Aktualitet

Sherr në një club nate në Vlorë, 19-vjeçari plagos me thikë dy kushërinjtë

39-vjeçari dhe 23-vjeçari ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

f.t
Sherr në një club nate në Vlorë, 19-vjeçari plagos me
PAMJE NGA ARRESTIMI

VLORË-Disa të rinj janë konfliktuar në orët e para të mëngjesit jashtë ambjenteve të një clubi nate në Vlorë, ku si pasojë dy persona janë plagosur me thikë. Raportohet se një 19-vjeçar është konfliktuar fizikisht me tre kushërinj, dy prej të cilëve i ka plagosur me thikë pas agravimit të situatës. 39-vjeçari dhe 23-vjeçari ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia njofton se është proceduar penalisht edhe një 17-vjeçar, i cili në bashkëpunim me autorin e plagosjes, u konfliktua fizikisht me një person tjerër, që ishte së bashku me të plagosurit.


Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë) një 39-vjeçar dhe një 23-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, Policia vë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes. Procedohet penalisht dhe një 17-vjeçar, i cili, në bashkëpunim me autorin e plagosjes, u konfliktua fizikisht me një shtetas tjerër, që ishte së bashku me të dëmtuarit.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë) i përdorur nga autori i plagosjes. Sot, rreth orës 04:00, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, jashtë ambienteve të një club-t shtetasi S. C., 19 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit L. T., 39 vjeç, dhe D. T., 23 vjeç. Të dy këta shtetas ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasin S. C., për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore, u procedua penalisht një 17-vjeçar, i cili dyshohet se, në bashkëpunim me shtetasin S. C., kanë goditur me grushte, duke i shkaktuar dëmtime shtetasin A. T., 24 vjeç, i cili ndodhej së bashku me shtetasit L. T dhe D. T ( të tre kushurinj me njëri-tjetrin).

Në cilësinë e provës materiale, Policia gjeti dhe sekuestroi mjetin prerës (thikë) të përdorur nga autori i dyshuar dhe një automjet tip “Benz” në pronësi të tij. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB