
ITALI- Një sherr mes dy grupeve të tifozëve ka përfunduar me vrasjen e një të riun 26-vjeçar. Riccardo Claris, tifoz i rregullt i Atalanta 'Curva Nord', u qëllua për vdekje me thikë në Bergamo në orët e para të mëngjesit të së dielës. Vrasja ndodhi në hyrjen e stadiumit 'Geuiss', pas një sherri mes tifozëve të Atalantës dhe Interit. Autori, 19-vjeçari Jacopo De Simone është dorëzuar në polici dhe është në paraburgim.
Ai e ka qëlluar pas shpine 26-vjeçarin, ndërkohë që është shprehur se ka vepruar për mbrojtur vëllanë e tij gjatë sulmit. Në sherr u përfshinë më shumë se 10 të rinj. Hetimet vazhdojnë, ndërsa turma është shfaqur mjaft e prekur nga kjo ngjarje.
"Claris kudo me ne", kjo është ajo që lexohet në banderolën që tifozët e Atalantës që u shfaqën në stadium, të shoqëruar me brohoritje dhe duartrokitje.
Claris ishte i diplomuar në Ekonomi dhe Tregti. Ai nuk ishte vetëm një tifoz i njohur i Atalantës, por edhe një ish-lojtar.