Aktualitet

Sherri me shoferin e kamionit! Nallbati: Duhet te isha më i matur, SPAK të marrë pamjet, Policia veproi me urdhër të Peleshit

Nallbati ka pranuar se është përfshirë në sherr dhe deklaron se ka tentuar disa herë që të shmangë përplasjen, por emocionet dhe sjellja e drejtuesit të kamionit bënë të vetën.

F.I
Sherri me shoferin e kamionit! Nallbati: Duhet te isha më i matur, SPAK
Bledion Nallbati

KORÇË- Kandidati i Partisë Demokratike për Qarkun e Korçës, Bledion Nallbati ka reaguar pas konfliktit fizik në të cilin u përfshi bashkë me të vëllain me një shofer kamioni në Bilisht. Vëllai i tij, Alti Nallbati u arrestua sot, ndërsa deputeti ka saqruar se si ndodhi konflikti.

Nallbati ka pranuar se është përfshirë në sherr dhe deklaron se ka tentuar disa herë që të shmangë përplasjen, por emocionet dhe sjellja e drejtuesit të kamionit bënë të vetën. Sipas tij pamjet e publikuara nuk janë të plota dhe mjeti me të cilin udhëtonin mund të ishte përplasur me kamionin, pasi shoferi i mjetit të tonazhit të rëndë ishte me shpejtësi. Deputeti sqaron se në këtë moment kanë zbritur nga makina dhe sipas tij edhe shoferi i ka sharë vëllain.

"Dënojmë çdo lloj forme dhune verbale e fizike, pavarësisht se na përfshiu incidenti pa dëshirën tonë. E vërteta transformohet si i volet interesit publik të momentit. Keni parë video të pjesshme, jo të plotë. Sështë e vërtetë që unë apo vëllai i kemi prerë rrugën kamionit. Po udhëtonim nga Kapshtica në qytet, në rrethrrotullim është hapur një gropë që këta pushtetarë që keqinformojnë ngjarjen, nuk e riparojnë. Mjeti im uli shpejtësinë ndërsa kamioni ishte mbrapa me shpejtësi dhe mund të pësonim aksident. Në këto kushte kemi ndaluar dhe ka dalë vëllai im që ishte shofer e pas tij unë. Kam tentuar shumë herë ta shmang këtë konflikt edhe pse isha në emocionet e asaj përplasje të mundshme të rrezikshme. Edhe shoferi padiskutim ka patur një reagim jo të duhur duke sharë mua e vëllain tim. Emocioni prevalon ndonjëherë mbi arsyen, por jam njeri,"-sqaron deputeti.

Ai thotë se pasi vëllai i tij dhe shoferi u shoqëruan në komisariat dhe firmosën deklaratat se nuk kishin asnjë problem me njëri-tjetrin, ngjarja u transferua në komisariatin e Korçës. Nallbati akuzon drejtorin e policisë se ka ngritur tre akuza që nuk qendrojnë ndaj vëllait të tij. 

"Telefonuam policinë e komisariatit për të sqaruar një ngjarje që mund të kishte patur pasoja por edhe për konfiktin. Policia në vend ta qartësonte situatën, edhe pse vëllai im dhe shoferi u shoqëruan, deklaruan që ishte konflikt i momentit, keqkuptim, firmosën deklaratat që s’kishin asnjë problem me njëri tjetrin. Policia me urdhër personal të Niko Peleshit, që ka komunikuar me drejtuesit e policisë të qarkut të Korçës. Për çfarë komunikoi Peleshi me drejtorin e Policisë? Cila ishte arsyeja që kjo ngjarje u transferuar me dhunë në komisariatin e Korçës e me prezencën e vetë drejtorit të policisë u ngrit një akuzë e falsifikuar,"akuzon Nallbati.

Deputeti i kërkon SPAK-ut të hetojë ngjarjen dhe të sigurojë pamjet filmike të plota, ndërsa zbulon se ka informacione që drejtori i Policisë ka pezulluar shefin e komisariatit dhe atë të krimeve pas incidentit.

Reagimi i plotë:

Ditën e djeshme rreth orës 21, ka ndodhur incident që më ka përfshirë mua, vëllain tim dhe një mjeti të tonazhit të rëndë. Pranoj me përgjegjësi të plotë që duhet të qëndroja me maturi, mbi këto lloj provokime, megjithatë jam njeri para se të jem politikan. Dënojmë çdo lloj forme dhune verbale e fizike, pavarësisht se na përfshiu incidenti pa dëshirën tonë. E vërteta transformohet si i volet interesit publik të momentit. Keni parë video të pjesshme, jo të plotë. Sështë e vërtetë që unë apo vëllai i kemi prerë rrugën kamionit. Po udhëtonim nga Kapshtica në qytet, në rrethrrotullim është hapur një gropë që këta pushtetarë që keqinformojnë ngjarjen, nuk e riparojnë. Mjeti im uli shpejtësinë ndërsa kamioni ishte mbrapa me shpejtësi dhe mund të pësonim aksident. Në këto kushte kemi ndaluar dhe ka dalë vëllai im që ishte shofer e pas tij unë. Kam tentuar shumë herë ta shmang këtë konflikt edhe pse isha në emocionet e asaj përplasje të mundshme të rrezikshme. Edhe shoferi padiskutim ka patur një reagim jo të duhur duke sharë mua e vëllain tim. Emocioni prevalon ndonjëherë mbi arsyen, por jam njeri. Nuk i përkas rracës së njerëzve si Niko Peleshi e të tjerë që janë marrë me këtë çështje. Këta nuk cënohen në dinjitetin e vet e të familjes, mjafton karrigia e pushtetit që të vjedhin paratë e qytetarëve. Ftoj Spak të marrë pamjet e tjera filmike për të parë çka ndodhur për të qenë të qartë. Telefonuam policinë e komisariatit për të sqaruar një ngjarje që mund të kishte patur pasoja por edhe për konfiktin. Policia në vend ta qartësonte situatën, edhe pse vëllai im dhe shoferi u shoqëruan, deklaruan që ishte konflikt i momentit, keqkuptim, firmosën deklaratat që s’kishin asnjë problem me njëri tjetrin. Policia me urdhër personal të Niko Peleshit, që ka komunikuar me drejtuesit e policisë të qarkut të Korçës. Për çfarë komunikoi Peleshi me drejtorin e Policisë? Cila ishte arsyeja që kjo ngjarje u transferuar me dhunë në komisariatin e Korçës e me prezencën e vetë drejtorit të policisë u ngrit një akuzë e falsifikuar. Në pamjet filmike, edhe pse mjetet ndaluan, vepra penale është kur largohesh nga vendi ngjarjes, si mund të largohej mjeti kur ishte një aksident i mundshëm, dhe ne telefonuam policinë. Mjetet e tjera vazhdonin të kalonin. Të treja akuzat nuk qëndrojnë. Kam informacion që duhet ta verifikoni ju dhe ftoj e Spak, dje drejtori i policisë është thirrur dhe ka pezulluar shefin e komisariatit dhe shefin e krimeve.

Në lidhje me konfliktin e ndodhur është arrestuar Alti Nallbati, vëllai i kandidatit të Partisë Demokratike për Qarkun e Korçës, Bledjon Nallbati. Sipas policisë, ndaj 42-vjeçarit, Alti Nallbati rëndojnë veprat penale "Dëmtime të tjera me dashje", "Prishja e qetësisë publike", dhe " Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit"./ZËRI

Poll

MOS HUMB