Aktualitet

4 të plagosur e 1 viktimë në Laç! '“Prekja” e pasqyrave çoi në përdorimin e armëve, Klevis Ndreca: Qëllova sepse u tremba

Në dëshminë e tij paraprake, 28-vjeçari ka deklaruar se ka qëlluar me armë drejt të rinjve sepse është trembur

F.I
4 të plagosur e 1 viktimë në Laç!
Gerald Bitri

LAÇ-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur më 3 maj në Laç, me katër persona u plagosën me armë zjarri dhe një 24-vjeçar humbi jetën. Pas këqyrjes së të gjithë kamerave të sigurisë në zonë dhe marrjes në pyetje të personave të përfshirë në konflikt dhe dëshmive të dëshmitarëve okularë është zbardhur e gjithë ngjarja.

Kush qëlloi i pari

Klevis Ndreca, 28 vjeç ka qenë i pari që ka nisur të qëlloj me armë. Në dëshminë e tij paraprake, 28-vjeçari ka deklaruar se ka qëlluar me armë drejt të rinjve sepse është trembur, pasi sipas tij, i ka parë që kanë pasur armë dhe kanë dashur ta godasin dhe për këtë arsye i ka qëlluar. Ndreca ka qenë në makinë me Amarildo Ndojn, ndërsa Daniel Gjeloshi 26 vjeç ka qenë në makinë me Liridon Ismailaj dhe Gerald Bitrin, i cili humbi jetën.

Si nisi sherri 

Të rinjtë janë konfliktuar verbalisht për shkak se gjatë lëvizjes me makinë kanë kapur pasqyrat e njëri-tjetrit. Konflikti verbal 5 minuta më vonë ka agravuar në përdorimin e pistoletave. 5 minuta para ngjarjes ka ndodhur konflikti për prekjen e pasqyrave të makinës dhe e kanë lënë të takohen e të sqarohen pak më tutje në rrugën ku ndodhi edhe ngjarja.

Sapo kanë ndaluar dhe zbritur të gjithë nga makinat kanë dalë në këmbë e janë afruar. Ndreca ka nisur të qëllojë me armë. Ndreca dhe Gjeloshi kanë qëlluar me armë në drejtim të njëri-tjetrit. Klevis Ndreca ka qëlluar me armë drejt tre të rinjve të tjerë të cilët i la të plagosur (sot në spital ndërroi jetë Gerald Bitri), nga të shtënat me armë i plagosur aksidentalisht mbeti edhe shoku i tij Amarildo Ndoj dhe shitësja ambulante. Me armë zjarri pistoletë është kundërpërgjigjur edhe Daniel Gjeloshi por nuk ka plagosur asnjë person. 

Sa i përket gjendjes së të plagosurve të tjerë, në gjendje të rëndë mbetet edhe Amarildo Ndoj, por nuk dihen detaje të tjera përveç faktit që i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale. Angjelina Gjezaj, shitësja ambulante, e cila mbeti e plagosur me armë zjarri aksidentalisht me armë zjarri është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa dy 26-vjeçarët Liridon Ismaili dhe Daniel Gjeloshi janë në monitorim intensiv, por gjendja e tyre nga mjekët konsiderohet stabël.

Në lidhje me ngjarjen në pranga është vendosur edhe Daniel Gjeloshi, 27 vjeç. Arma e tij u gjet në kantierin e një pallati në ndërtim. Ndaj Gjeloshit dhe Klevis Ndrecës rëndojnë veprat penale  “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./ZËRI

Poll

MOS HUMB