FOTO ILUSTRUESE
DURRËS-Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e djeshme (24 qershor) në Durrës. Raportohet se plagosja ka ndodhur pas një konflikti familjar mes dajës dhe nipit, ku ky i fundit ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës.
25-vjeçar është paraqitur i plagosur në spitalin e Durrësit, ndërsa mësohet se ka pësuar plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet kanë nisur punën për zbardhjen e ngjarjes që paraprakisht deklarohet se ka ndodhur në Sukth.
Poll