Aktualitet

Sherr me thika te Kalaja e Tiranës, plagoset një 39-vjeçar, autorët në kërkim (VIDEO)

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në zonën e Pedonales.

zh.ll
Sherr me thika te Kalaja e Tiranës, plagoset një 39-vjeçar,
Foto ilustruese

TIRANË- Një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri mbrëmjen e sotme në hyrje të Kalasë së Tiranës, që ka agravuar deri në përdorimin e thikës.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në zonën e Pedonales. Policia bën me dije se i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak-Rreth orës 18:15, në hyrje të Kalasë së Tiranës, në zonën e pedonales, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me mjet prerës shtetasi B. D., rreth 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB