Aktualitet

Shembet tavani dhe e zë poshtë, vdes punëtori shqiptar në Maltë

Punëtori i plagosur arriti të dilte vetë dhe u dërgua në Mater Dei për trajtim të mëtejshëm.

f.t
Shembet tavani dhe e zë poshtë, vdes punëtori shqiptar në
FOTO ILUSTRUESE

MALTË-Një punëtor shqiptar, i cili mbeti i bllokuar nën rrënoja, fatkeqësisht u gjet i vdekur. Ngjarja ndodhi në Maltë pasi tavani i një shtëpie në riparim e sipër në zonën e Sliemës, e ka zënë poshtë pasi u shemb. Autoriteti i Ndërtimit në Maltë ka konfirmuar lajmin për mediat vendasë, ndërsa bëhet me dije se një punëtor i dytë 31-vjeçar nga Shqipëria, ndodhet në spital.

Punëtori i plagosur arriti të dilte vetë dhe u dërgua në Mater Dei për trajtim të mëtejshëm, por natyra e lëndimeve të tij ende nuk dihet. Fatkeqësisht, punëtori tjetër u gjet i vdekur nën rrënoja. 

Prokuroria ka nisur një hetim për ngjarjen, ndërsa zyrtarë nga Autoriteti i Shëndetit dhe Sigurisë në Punë ka zbuluar se nuk ka një leje nga zyra e planifikimit urban për punimet që po kryheshin në brendësi të ndërtesës./ZËRI

Poll

MOS HUMB