Aktualitet

Shefi i zjarrfikëses së Lushnjës: Rrezikuan jetën 10 banorë, nuk kishim kapacitete

Metushi deklaroi se 10 apartamente kanë qenë në rrezik të madh, por u bë evakuimi në kohë i banorëve.

f.t
Shefi i zjarrfikëses së Lushnjës: Rrezikuan jetën 10
Xhemzi Metushi

LUSHNJE- Shefi i Policisë Zjarrfikëse të Lushnjës, Xhezmi Metushi ka folur për mediat pas zjarrit që përfshiu një pallat 12-katësh në qytetet.  Metushi tha se zjarrfikësja e Lushnjës nuk pati kapacitete për të ndërhyrë në kohë, teksa shtoi se disa zjarrfikës rrezikuan jetën. 

Shefi i Policisë Zjarrfikëse të Lushnjës siguroi se nuk ka rrezik për një vatër zjarri, pasi është punuar gjatë gjithë natës për shuarjen e flakëve.

'Ishte e vështirë të hidhje ujin në lartësi sepse është pallat shumëkatësh. Nuk kishim kapacitet si bashki, u ngrit shteti në këmbë, kanë ardhur zjarrfikëse pa mbarim. Gjej rastin t’i falenderoj, kanë ardhur nga Tirana, Durrësi, Rrogozhina, Elbasan, Berat Vlorë, etj. Kishim mbi 10 zjarrfikëse. 3 punonjës zjarrfikëse rrezikuan jetën. Akoma nuk ka dalë shkaku. Nuk bëjmë ne përllogaritje dëmesh. Mendojmë se mund të ketë ardhur nga kati i katërt, në ambientet e një dyqani këpucësh. Objekti ishte në flakë. Sot nuk ka asnjë vatër zjarri, e jap me garanci'- tha Metushi.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB