Aktualitet

Shantazhonin vajzën me foto intime dhe e detyronin të vidhte para në shtëpi, arrestohen dy vëllezër

Në pranga kanë përfunduar Halim dhe Jurgen Malja, të cilët kërcënonin një 14-vjeçare se do i publikonin në rrjet pamjet intime që ajo u kishte dërguar.

k.m.
Shantazhonin vajzën me foto intime dhe e detyronin të vidhte para
Pamje nga arrestimi

TIRANË- Dy vëllezër kanë përfunduar në pranga pasi shantazhonin një të mitur me foto intime. Në pranga kanë përfunduar Halim dhe Jurgen Malja, të cilët kërcënonin një 14-vjeçare se do i publikonin në rrjet pamjet intime që ajo u kishte dërguar.

Kështu e gjendur përballë kërcënimit dhe presionin, e mitura kishte marre pa leje nga shtëpiarreth 1 milion lekë dhe ua kishte dorëzuar shantazhuesve që të mos i shpërndanin fotot. Por djemtë nuk u mjaftuan dhe i kërkuan serish para. Kësaj here, e mitura u tregoi prindërve dhe pas kallëzimit në Polici, të dy shantazhuesit u vendosën në pranga.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Seksionin e Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar "Cybersnare", ndjekur me metoda speciale të hetimit. Arrestohen 2 vëllezër të cilët shantazhonin shtetase te ndryshme, për dhënie parash, për mospublikimin e videove dhe fotove personale të tyre, në rrjete sociale. Dokumentohen me prova ligjore 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale. Sekuestrohen shuma parash dhe 2 celularë.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Seksionin e Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Cybersnare", ndjekur me metoda speciale të hetimit. Gjtë operacionit u arrestuan shtetasit H. M., 20 vjeç, dhe J. M., 18 vjeç (vëllezër), banues në Tiranë. Falë veprimeve hetimore profesionale nga specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve Kibernetike, të kryera gjatë zhvillimit të këtij operacioni, është bërë dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë kriminale të dy vëllezërve, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, krijonin profile nëpër aplikacione virtuale, dhe pas komunikimeve me persona të ndryshëm, kryesisht të gjinisë femërore, siguronin materiale foto e video intime, dhe për mospublikimin e këtyre materialeve, kërkonin shuma të ndryshme parash.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera janë dokumentuar ligjërisht 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale, nga të cilat dy vëllezërit kanë përfituar shuma parash nga një 14-vjeçare. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma parash dhe 2 celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB