
TIRANË- Moti i keq është rikthyer sërish në vendin tonë. Instituti i Gjeoshkencave ka parashikuar se sot edhe nesër në vend do të ketë reshje shiu. Qarqet më të prekura janë: Dibra, Lezha, Durrësi, Tirana dhe Elbasani. Reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata. Megjithatë lokalisht intensive, reshjet pritet të jenë në Tiranë dhe Lezhë. Ndërsa qarqet e tjera priten të kenë reshje të dobëta.
Ndërsa temperaturat në bregdet do të variojnë nga 8 / 14 °C; në vendet e ulëta: 7/ 13 °C; ndërsa në vendet malore: 0/ 7 °C. Sa i përket erës, ajo pritet të jetë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë. Lidhur me parashikimin e motit, për "Bë' ka folur edhe sinoptikania Lajda Porja bëri me dije se gjatë natës do të ketë dhe reshje bore në disa zona, ndërsa shtoi se nëntori do të ketë temperatura të paqëndrueshme.
HARTA LIVE:
“Reshjet kanë nisur. Parashikohet që gjatë natës të shfaqen dhe reshjet e dëborës. Do të kemi depërtim të masave polare, që do të zbresin deri në Ballkan. Nesër do të ketë rënie të temperaturave për shkak të masës polare, duke bërë që termometri të ulet më shumë. Sot reshje shiu, nesër temperatura tipike dimri. Nëse nuk i kemi ndezur kondicionerët, këtë fundjavë do të ndizen patjetër. Reshjet nuk do të paraqesin problem, pasi do të jenë reshje me intensitet të ulët. Nesër parashikohet një erë e fortë, e cila do të shkojë në det të hapur 80, duke sjellë pezullim dhe trafik në det. Sa i përket vlerave minimale është -3 gradë në Has apo Bajram Curri. Në Tiranë do të jetë në vlerën 5-6 gradë, por janë temperatura të ulëta për vjeshtën. Nëntori do të mbyllet me mot të paqëndrueshëm dhe me prezencë të shiut,”- tha Porja.
Me reshje shiu dhe dëborë, temperaturat në vlerat minimale do të jenë 0°C ndërsa vlerat maksimale nuk i kalojnë 25°C. Kështu që bëhuni gati për të pritur mbërritjen e dimrit./Zëri.ai