
pamje nga ngjarja
FUSH-KRUJË-Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës u mblodhën sërish sot në protestë, ku përplasjet me policinë nuk kanë munguar edhe këtë herë. Kërkesa thelbësore e qytetarëve ëshë hapja e një rruge dytësore.
“Na hapni rrugë dytësore, po na dëmtoni fëmijët. Nuk kemi mundësi të hapim dyert e shtëpisë nga pluhuri i kamionëve që kalojnë”, ka thënë një protestues.
Banorët shprehen se nuk kanë hyrje-dalje dhe se për të hyrë në rrugë, duhet që të shkojnë në Rinas. Banorët ankohen se bizneset e tyre janë duke falimentuar, pasi automjetet nuk kanë kalojnë më aty. Ata kanë kërkuar nga institucionet që të marrin masa dhe t’i krijojnë aksesin banorëve të zonës./ZËRI
Poll