Aktualitet

Vjedhja e bagazheve nga punonjësit, policia kërkesë koncesionarit në Rinas: Vendos kamera sigurie

Në kërkesën e policisë thuhet se edhe punonjësve të bagazhet e pasagjerëve duhet t’u vendosen kamera trupi.

f.t
Vjedhja e bagazheve nga punonjësit, policia kërkesë koncesionarit
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Policia e Shtetit i ka kërkuar koncesionarit të aeroportit të Rinasit vendosjen e kamerave të sigurisë në vendet e imbarkimit të bagazheve të pasagjerëve pas raportimin të shumë rasteve për vjedhjen e sendeve personale brenda valixheve.

Në kërkesën e policisë thuhet se edhe punonjësve të bagazhet e pasagjerëve duhet t’u vendosen kamera trupi, ku çdo punonjës duhet ta instalojë në momentin që merr detyrën. Kjo vjen pas rasteve të denoncimeve për humbje të sendeve personale me vlerë nga valixhet, ku vetëm në 24 orët e fundit, policia thotë se janë raportuar 3 ankesa.

Një ditë më parë një punonjës i bagazheve në Rinas është arrestuar dhe një tjetër u vu nën hetim pasi dyshohen se kanë vjedhur para dhe bizhuteri me vlerë nga valixhet e pasagjerëve. Gjatë kontrollit të tyre u gjetën 1250 euro dhe bizhuteri të tjera, të dyshuara të vjedhura nga bagazhet e pasagjerëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB