Aktualitet

Sërish hije skandali në UT, pas akuzave për plagjiaturë, Rektori 'ngop' me tendera dajën

Sipas dokumentacionit, shihet se “Morava”, ka marrë mbi 200 mijë euro tendera nga Universiteti i Tiranës.

E.K
Sërish hije skandali në UT, pas akuzave për plagjiaturë,
Rektori i UT-së, Artan Hoxha

TIRANË- Sërish hije skandali në Universitetin e Tiranës. Pas denoncimeve për plagjiaturë ndaj Rektorit, Artan Hoxha dhe Dekanes së Fakultetit të Juridikut Dorina Hoxha, studiuesi Taulant Muka, ka denoncuar së fundmi Bordin e Administrimit në UT dhe Rektorin për favorizim në tendera. Sipas Mukës, Universiteti i Tiranës, ka fovorizuar kompaninë e dajës së Rektorit Hoxha, konkretisht shtëpinë botuese “Morava”.

Sipas dokumentacionit, shihet se “Morava”, ka marrë mbi 200 mijë euro tendera nga Universiteti i Tiranës. Ndërkohë që nuk ka asnjë reagim zyrtar nga institucioni. Po ashtu, Muka ka publikuar dhe një kthim përgjigje nga Presidenti i Republikës pas denoncimet të bërë për plagjiaturë.

Sërish hije skandali në UT, pas akuzave për plagjiaturë,
Tenderat

Në letër, Institucioni i Presidentit, në këtë rast numri dy i tij, Sekretarja e Përgjithshme, Valbona Lushi ka larguar përgjegjësinë nga ky institucion, duke e “pasur topin”, tek Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Sërish hije skandali në UT, pas akuzave për plagjiaturë,
Dokumenti

Denoncimi për plagjiaturë

Sipas kallëzimeve të Mukës, të cilat u janë dërguar një sërë institucionesh, rektori dhe dekania i kanë kopjuar tezat e tyre të doktoraturës, i pari nga një studiuese rumune dhe e dyta nga studiues italianë. Në kallëzimin e tij, Muka shprehet se Rektori, Artan Hoxha në vitin 2009 ka përfunduar studimet doktorale dhe i është akorduar titulli “Doktor Shkencash”, bazuar në temën e doktoraturës së titulluar: “Bashkëpunimi Gjyqësor Ndërkombëtar në fushën Penale” me udhëheqës shkencor Prof. Dr. Skënder Kaçupi. Sipas Mukës, sipas gjetjeve të Aneksit nr.1, ka kopjuar fjalë-për-fjalë, idenë, strukturën, mendimet dhe bibliografinë e Dr. Stănilă, duke e trajtuar si vepër autentike/origjinale të tij, pa e cituar. Muka shprehet se në këtë mënyrë, Hoxha ka konsumuar kështu një mori shkeljesh të kuadrit rregullator në fuqi në Republikën e Shqipërisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB