
TIRANË- Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme janë arrestuar të tjera pasuri të Redjan Rrajës me vlerë rreth 1 milion euro. Policia e Tiranës njofton se këto pasuri u konfiskuan me qëllim kalimin në favor të shtetit dhe ju dorëzuan Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Po ashtu autoritetet kanë sekuestruar edhe një automjet të modeles Kejvina Kthella, dhe tre pasuri në emër të Marsela Çiçës, që dyshohet se janë të Rrajas.
Pasuritë e sekuestruara:
1. Një njësi me sipërfaqe 30 m², në emër të shtetasit Redjan Rraja
2. Një njësi me sipërfaqe 76 m², në emër të shtetasit Redjan Rraja
3. Një njësi me sipërfaqe 127.5 m², në emër të shtetases Marsela Çiça
4. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases Marsela Çiça
5. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases Marsela Çiça
6. Një automjet në pronësi të shtetasit Redjan Rraja
7. Një automjet në pronësi të shtetases Kejvina Kthella
8. Një orë dore (Rolex).
Redjan Rraja është dënuar me burg përjetë, pasi akuzohet për atentatin ndaj Arjan Ndojës, ku vdiq shoferi Andi Maloku. Gjithashtu Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin me 35 vite burg edhe për Arjol Halilajn, bashkëpunëtor i Redjan Rrajës.
Arjan Ndoj, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës në 1 nëntor 2019. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Arjan Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. /ZËRI