
SPANJË- 11 persona, mes tyre dhe shqiptarë janë vënë në prangat e Policisë spanjolle pasi akuzohen për trafik droge. Raportohet se grupi kriminal, i përbërë nga spanjollë, kolumbianë dhe shqiptarë u kapën në tentativë për të transportuar 3 ton drogë që vinte nga Ekuadori.
Në monmentin që pikasën Policinë, ata tentuan të ia mbathin por nuk ia dolën. Ngarkesa e drogës mbërriti në portin e Valencias në dy kontejnerë nga Guayaquil (Ekuador).
Agjentët kishin kohë që e mbanin grupin nën vëzhgim. Ata i ndoqën nga pas teksa me një kamion transportonin një kontenier që supozohej që brenda të kishte sheqer dhe jo kokainë. Pasi ka parë që kamioni ka marrë rrugën drejt portit ata i kanë ndjekur sërish në distancë dhe kanë vëzhguar kur po zbrisnin drogën nga kontienjeri. Aty kanë ndërhyrë duke finalizuar dhe operacionin./ZËRI