
KOSOVË- Naim Murseli ka pranuar në Polici se ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Murseli. Siç raportojnë mediat në Kosovë, Murseli ka pranuar para hetuesve se ka qenë i implikuar në vrasjen e 33-vjeçares në sy të fëmijëve të mitur. Por motivet e këtij krimi të rëndë mbeten ende të paqarta.
Ky rrëfim i Naim Murselit vjen pas “zbërthimit” të ekzekutorit Granit Plava, i cili tregoi se Naimi i kishte premtuar 30 mijë euro për eleminimin e të shoqës. Murseli dhe bashkëpunëtori i tij u tradhëtuan nga kamerat e sigurisë në zonë, por edhe nga një telefonatë e bërë vetëm pak para ngjarjes.
Ngjarja e rëndë që tronditi opinion publik u regjistrua mbrëmjen e vonë të 29 nëntorit në dalje të Prishtinës, në rrugën “Dalip Alshiqi’. Fillimisht u raportua se Liridona Murseli u vra gjatë një tentative grabitjeje nga persona të armatosur, por këtë të premte u zbulua se kjo ishte vrarë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ish-këshilltari i ish-Presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli. Naim Murseli e kishte nxjerrë 33-vjeçaren në pritën e plumbave, duke e ekzekutuar me dorën e Granit Plavës, i cili u ‘zbërthye” para Policisë dhe deklaroi se Naim Murseli i kishte premtuar 30 mijë euro për eleminimin e të shoqës. Ndërkohë vetë Murseli nuk ka folur para hetuesve. Motivet e ngjarjes ende nuk dihen./ZËRI