TIRANË- Është ndërprerë seanca në ambientet e Gjykatës së Posaçme, për masën e sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit dhe Fatmir Bektashit, për shkak se avokatët kërkuan më shumë kohë që të njihen me dosjen, 2 orë…
Zëri.ai ka siguruar dhe foton e Malltezit i cili qëndron në kafazin e qelqtë të Gjykatës së Posaccme, dy ditë pas arrestimit të tij në Rinas.
Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, nuk është lejuar të marrë pjesë në seancë, pasi masa e sigurisë ndaj tij nuk po shqyrtohet, për shkak se nuk është ekzekutuar ende.
Gjokutaj, në një prononcim të shkurtër për mediat tha se për klientin e tij nuk ka seancë gjyqësore pasi vendimi i gjykatës nuk është ekzekutuar. Ai e cilësoi vendimin të paligjshëm dhe si i tillë, theksoi se nuk mund të pranohet prej kryedemokratit.
“Zoti Berisha nuk ka seancë gjyqësore, pasi vendimi nuk është ekzekutuar, pasi ai është vendim i paligjshëm dhe si i tillë nuk mund të pranohet nga zoti Berisha. Ky është një proces i parregullt ligjor dhe në momentin kur Berisha nuk ka marrë dijeni dhe nuk është ekzekutuar ky vendim, ai nuk është pjesë e këtij procesi. Tani këtë ngërç procedurial duhet ta zgjidhin ata që e krijuan. Janë vendime të njëanshme të prokurorisë.”
I pyetur nëse do vijë Berisha në gjykatë, avokati u përgjigj: “Do pyesim zotin Berisha”.
Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për ish-kryeministrin, por kur të shtunën efektivët e policisë shkuan për ta ekzekutuar masën, nuk u takuan dot me zotin Berisha. Ishte ky i fundit që tha se nuk i kishte pritur fare në zyrë.
Edhe në konferencën e sotme me gazetarët, Berisha tha se askush nuk mund ta marrë atë mezor për ta çuar në ambientet e Gjykatës në shkelje të Kushtetutës. Sipas Berishës, SPAK duhet të kishte çuar në Kuvend kërkesë për masën ndaj tij, për shkak se ai gëzon imunitet për shkak të mandatit të deputetit. Berisha tha se të gjitha akuzat ndaj tij janë politike.
Përveç arrestimit të tij të shtunën në mbrëmje, në aeroportin e Rinasit, Gjykata ka vendosur sekuestro preventive edhe ndaj disa pasurive të Malltezit:
1. Truall me sipërfaqe 102.60 m2.
1. Apartament me sipërfaqe 208.20 m2 i ndodhur në Rr. “Deshmorët e 4 Shkurtit”, Tiranë
3. Apartament me sipërfaqe 346 m2
4. Apartament me sipërfaqe 356.3 m2
5. Njësi me sipërfaqe 459.6 m2
6. Njësi me sipërfaqe 379.6 m2
5. Njësi me sipërfaqe 459.6 m2
6. Apartament me sipërfaqe 375 m2
7. Truall dhe vilë (apartament duplex) i vendosur mbi këtë truall me sipërfaqe ndërtimi 76.23 m2 e ndarë në kati përdhe me sipërfaqe 76.23 m2, kati i parë me sipërfaqe 76.22 m2 si dhe verande me sipërfaqe 22.73 m2.
8. Pasuri me sipërfaqe 107 m2, Ruga Frosina Plaku, kati përdhes i godinës 9 (nëntëe) katëshe, shkalla 2.
9. Masën 45% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë Homeplan sh.p.k. me NIPT K81803020E, në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
10. Masën 100% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë Magnet IMO sh.p.k. me NIPT L8J714031D, në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.
11. Masën 60% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë Magnet Gym&Fit, me NIPT L7202201OB, në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.
/Zëri.ai