Aktualitet

VIDEO- Rrëzohet në greminë turisti gjerman në Theth, niset me helikopter drejt Traumës

Ai ka qenë së bashku me 3 miq të tij, duke bërë kalimin në këmbë nga Thethi për në Lepushë, kur ka rrëshqitur disa metra në greminë.

f.t
VIDEO- Rrëzohet në greminë turisti gjerman në Theth, niset
PAMJE NGA NGJARJA

MALËSI E MADHE- Një turist gjerman ka ,betur i bllokuar për disa orë në Majën e Harapit në fshatin turistik të Thethit mes thepave të malit. Mësohet se i aksidentuar ka mbetur shtetasi Timo Misler, 34 vjeç. Ai ka qenë së bashku me 3 miq të tij, duke bërë kalimin në këmbë nga Thethi për në Lepushë, kur ka rrëshqitur disa metra në greminë.

Fillimisht ka shkuar helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë për ta shpëtuar por ka qenë e pamundur. Më pas herën e dytë ka ardhur një helikopter i forcave të ushtrisë dhe më pas është arritur që të nxirret nga vendi ku kishte mbetur i bllokuar duke arritur që të shpëtojë me ndërhyrjen e dytë nga ajri. 


Njoftimi;

Një grup turistësh të huaj janë rrëzuar në vendin e quajtur Qafa e Pejës, në Theth, në rrugën që lidh Thethin me Plavën e Gucinë. Sipas informacioneve njëri prej tyre nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Për shkak se transporti drejt Tiranës me rrugë tokësore ishte i pamundur është angazhuar helikopteri i Emergjencave Civile EC 135. Pas tij është dashur ndërhyrja e helikopterit Cougar për tërheqjen e të lënduarit me vinç. Forcat e Armatosura janë dhe do të vijojnë të jenë në gatishmëri për çdo nevojë që ka komuniteti, por u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që dëshirojnë të eksplorojnë bukuritë e vendit, veçanërisht turistëve që të bëjnë kujdes gjatë sezonit veror, për të shmangur situata të tilla, në zona me terren të panjohur dhe të vështirë!

34-vjeçari është transportuar në QSUT, ndërsa miqtë e tij janë kthyer në Theth nga banoret e zonës./ZËRI

Poll

MOS HUMB