Aktualitet

Sherr masiv mes shqiptarëve dhe tunizianëve në Itali, 7 të plagosur

Nga të dhënat që ata vetë kanë dhënë deri më tani, bëhet me dije se përplasja ka ndodhur për arsye banale.

k.m.
Sherr masiv mes shqiptarëve dhe tunizianëve në Itali, 7 të
Foto ilustruese

MACERATA- Një sherr mes shqiptarëve dhe tunizianëve është raportuar në Itali. Mediat italiane raportojnë se të 7 personat që kanë qenë të përfshirë në sherr kanë përfunduar në spital. Pasi morën trajtimin mjekësor, ata janë shoqëruar në ambientet e Policisë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Nga informacionet që ata vetë kanë dhënë deri më tani, bëhet me dije se përplasja ka ndodhur për arsye banale.

Personat janë zënë duke u goditur me njëri tjetrin me shishe. Gjatë sherrit, u thyen xhamat e derës së hyrjes së një godine që ndodhet në rrugën ‘Domenico Rossi’. Hetimet për ngjarjen vazhdojnë, ndërsa Policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë, ndërsa janë marrë në pyetje edhe dëshmitarë.

Po ashtu, po punohet edhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë sherr masiv, por që mund të jenë larguar nga vendi i ngjarjes./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB