Aktualitet

Ndalohet në Dubai, Valter dhe Durim Bami. Shoqërohet edhe miku i tyre

Vëllezërit janë ndaluar dhe më pas, janë shoqëruar në Polici për shkak të urdhër-arrestit që ka "prerë" për ta Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

k.m.
Ndalohet në Dubai, Valter dhe Durim Bami. Shoqërohet edhe miku i tyre
Valter dhe Durim Bami

DUBAI- Dy vëllezërit, Valter dhe Durim Bami janë ndaluar në Dubai, vend ku edhe po qëndrojnë. Vëllezërit janë ndaluar dhe më pas, janë shoqëruar në Polici për shkak të urdhër-arrestit që ka "prerë" për ta Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Po ashtu, bashkë me vëllezërit Bami, raportohet se është shoqëruar edhe një mik i tyre, por deri më tani emri i këtij të fundit nuk është bërë me dije. 

Gjithashtu bëhet me dije se autoritetet e Dubait kanë ushtruar kontroll në banesën e dy vëllezërve Bami të cilët njihen si pjesë e grupeve kriminale në Shqipëri. Shoqërimi i tyre ende nuk është konfirmua nga Policia e Shtetit dhe nuk ka asnjë informacion tjetër lidhur me mënyrën sesi do të procedohet me ta.

Megjithatë duke marrë parasysh faktin që Dubai nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë, asnjë prej të dyve nuk do të deportohet në Shqipëri, por vetëm do të merren në pyetje nga Policia e Dubait për të sqaruar pozitën e tyre. Më pas, ashtu siç ka ndodhur me të gjithë personazhet e botës së krimit që jetojnë atje, do të lihen të lirë. 

Burime për ZËRI bëjnë me dije se ndaj Durim Bamit, është lëshuar një urdhër arrest pëe atentatin e dështuar ndaj Marklen Hakës në vitin 2019, ku mbeti e vrarë halla e tij. Për këtë ngjarje është arrestuar dhe Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i cili rezulton i zhdukur. Po ashtu, mbi Durim Bamin janë ngritur dyshime se ka gisht edhe në dy ngjarje të tjera kriminale, siç është vrasja e Gentjan Bejtjas në Larushkë në Fushë Krujës dhe Roan Brahimit, pak muaj më parë në Greqi. Megjithatë për të dyja rastet Bami është i dyshuar, pasi ndaj tij (të paktën deri më tani) nuk janë ngritur akuza.

Para Bamit, 3 ditë më parë në Malpensa të Italisë ishte arrestuar edhe Aleksandër Deda alias Aleks Ndreka (Leksi i druve). Ai akuzohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për sigurim kushtesh për të kryer vrasje që e lidhin pikërisht me Durim Bamin. Për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Arben Ndoka, Ndreka dhe një biznesmen tjetër nga Lezha, tashmë i vrarë, Ardian Nikulaj kishin 'pajtuar' Durim Bamin për t'i ekzekutuar të vëllanë. Ndaj në dosje, zbulohen planet që Ndoka bënte për të hequr qafe "të fortin e Niklës", por edhe Ndrekën./ZËRI

Poll

MOS HUMB