Aktualitet

Aksioni në Rrëshen, kapen 3 të rinj, ishin armatosur deri në 'dhëmb', mister 'shënjestra'

Besnik dhe Prengë Gjoka janë vendosur në prangat e Policisë së Shtetit, teksa qarkullonin me një kallashnikov me fishekë në fole, gati për t'u qëlluar.

k.m.
Aksioni në Rrëshen, kapen 3 të rinj, ishin armatosur deri në
Pamje nga aksioni

LEZHË- Dy vëllezër që dyshohet se do kryenin një krim, janë arrestuar në Rrëshen. Besnik dhe Prengë Gjoka janë vendosur në prangat e Policisë së Shtetit, teksa qarkullonin me një kallashnikov me fishekë në fole, gati për t'u qëlluar. Me vete kishin edhe një pushkë. Po në Rrëshen në pranga ka rënë edhe Nikollë Karaqi, në banesë iu gjet 1 kallashnikov dhe 11 krehëra me fishekë. Nuk dihet nëse të 3 personat kishin shkuar për të kryer të njëjtën vrasje, por janë ndaluar në kohë para se të kryenin krimin. Të tre janë shoqëruar në Komisariat, atje ku edhe do të merren në pyetje për të zbardhur më shumë detaje lidhur me krimin që kishin marrë përsipër të kryenin.

NJOFTIMI I PLOTË:

 


Rrëshen/Gjatë 12 orëve të fundit, finalizohen 2 operacione për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditet një rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, në banesë. Sekuestrohen 4 armë zjarri dhe municion luftarak. Rrëshen/Në kuadër të operacionit “Repsi”, bazuar në inteligjencën policore, Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale. Me armë zjarri me vete, kapen në flagrancë në hyrje të Rrugës së Kombit, 2 shtetas (vëllezër). Sekuestrohen 1 kallashnikov me fishekë në fole, gati për qitje, dhe 1 pushkë. Rrëshen/Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fani”, u vu në pranga 1 shtetas që u kap me armë zjarri kallashnikov me fishekë në fole. Sekuestrohen kallashnikovi, 11 krehra dhe municion luftarak.

 

Kurbin/Sekuestrohet 1 armë zjarri pushkë që u gjet në banesën e një shtetasi, në Fushë Kuqe. Procedohet në gjendje të lirë, për shkak të moshës, pronari i banesës. Strukturat e DVP Lezhë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme në fushën e armëmbajtjes pa leje, të zhvilluara në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë finalizuar 2 operacione për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kanë goditur një rast të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, në banesë. -Në Rrëshen, në kuadër të operacionit “Repsi”, bazuar në informacionet e siguruara se 2 shtetas qarkullonin me armë dhe dyshohet se do të kryenin një ngjarje kriminale kundër personit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë kapur në flagrancë, në hyrje të Rrugës së Kombit, shtetasit B. Gj. dhe P. Gj. Gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve iu gjetën 1 armë zjarri kallashnikov me fishekë në fole gati për qitje dhe 1 armë zjarri pushkë.

-Gjithashtu, në Rrëshen, në kuadër të operacionit Fani”, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas që posedonte një armë zjarri kallashnikov, mund të kryente një ngjarje kriminale kundër personit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë ndaluar shtetasin N. K., si dhe kanë sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov që ai posedonte, bashkë me 11 krehra dhe municion luftarak.

-Në Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se shtetasi T. Gj. mbante armë zjarri në banesë, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, ku kanë gjetur 1 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste: -nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë u arrestuan në flagrancë shtetasit: B. Gj., 39 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”) dhe P. Gj., 29 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Zall Xhuxhë, Mirditë; N. K., 66 vjeç, banues në fshatin Petoq, Mirditë; -nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Gj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB