
KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një hotel në Maliq. Një 56-vjeçar është asfiksuar nga gazi dhe ka ndërruar jetë. Bexhet Tresa, 56 vjeç dhe shtetasja me iniciale E. N., 49 vjeç, mësohet se janë asfiksuar për shkak të rrjedhjes të gazit nga bombola për ngrohjen e dhomës.
56-vjeçari u transportua me urgjencë në spitalin e Korçës, por nuk mundi të mbijetonte. Ndërkohë mësohet se gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia në njoftimin e saj sqaroi se një çift nga Tirana ishin akoamoduar në hotel dhe si pasojë e rrjedhjes së gazit, burri është asfiksuar dhe ka ndërruar jetë. Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë e rrethanave të rrjedhjes së gazit.
Njoftimi i policisë:
Mëngjesin e sotëm, në një hotel në qytetin e Maliqit, dyshohet se për shkak të rrjedhjes të gazit nga bombola për ngrohjen e dhomës ku ishin akomoduar, janë asfiksuar shtetasi B. T., 56 vjeç dhe shtetasja E. N., 49 vjeçe, banues në Tiranë.
Të dy shtetasit u dërguan për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës, ku 56-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa shtetasja E. N. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/ZËRI