Aktualitet

Rrëqeth gazetarja: E fejuara ishte në stadium kur Dwamena ndërroi jetë

Gazetarja Dorjana Bezat theksoi se familjarët nuk kanë pasur pretendime rreth vdekjes së Dwamenas. Ajo shton se futbollisti ishte i fejuar me një shtetase të huaj.

D.XH
Rrëqeth gazetarja: E fejuara ishte në stadium kur Dwamena ndërroi
Dorjana Bezat

TIRANË – E ftuar në emisionin Top Story, gazetarja Dorjana Bezat, ka dhënë detaje në lidhje me vdekjen e futbollistit të Egnatias, Raphael Dwamena.

Ajo tha se vëllai i futbollistit dhe e fejuara e tij kanë qenë në stadium, kur ka ndodhur tragjedia.

“Sipas informacioneve të mia, në këtë ndeshje, në stadium kanë qenë e fejuara dhe vëllai i Dwamenas. Futbollisti ishte i martuar me një shtetase të huaj, e cila herë pas here e ndante jetën mes Shqipërisë dhe vendit të saj. Familjarët nuk kanë pasur asnjë lloj pretendimi në lidhje me humbjen e jetës së tij, ishin të ndërgjegjshëm që ishte një vetëflijim i tij.

Por, siç është protokolli në raste fataliteti, Policia e Durrësit bashkë me Prokurorinë kanë çelur një hetim për rastin dhe kanë nisur që në momentin e parë ambulancën që ishte në stadium në ato momente. Janë bërë verifikimet, ku sipas një procesverbali të mbajtur nga OPGJ, ka rezultuar se janë të gjitha pajisjet e nevojshme që nga defibrilatori e deri tek pajisjet e tjera që një autoambulancë duhet të kishte dhe i ka pasur. Është ndjekur protokolli në Spitalin e Kavajës ku ai shkoi për ndihmë dhe përgjigja deri në këto momente është që i është dhënë ndihma mjekësore në kohë, por kjo nuk ka mjaftuar për t’i shpëtuar atij jetën”, tha gazetarja Bezat.

Raphael Dwamena ndërroi jetë më datë 11 nëntor, gjatë zhvillimit të ndeshjes Egnatia-Partizani në Rrogozhinë.

Ishte minuta e 24 e sfidës, kur Dwamena ra papritur në fushë. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ndërroi jetë. Dwamena ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar. /Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB