Aktualitet

'Jo vetëm Rexhepi'/ Hoxha flet për 'bosët e kokainës' në Ekuador: Ka shqiptarë që s'u përmendet emri

Sipas Hoxhës, ka disa shqiptarë që nuk u është përmendur kurrë emri, por që drejtojnë grupet e kokainës.

E.K
'Jo vetëm Rexhepi'/ Hoxha flet për 'bosët e
Dritan Rexhepi

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar këtë të hënë se jo vetëm Dritan Rexhepi, i arrestuar pak ditë më parë në Turqi por dhe shqiptarë të tjerë “bëjnë ligjin” sa i përket trafikut të kokainës në Ekuador. Sipas Hoxhës, ka disa shqiptarë që nuk u është përmendur kurrë emri, por që drejtojnë grupet e kokainës.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, Artan Hoxha u shpreh se në Ekuador ka dy lloje shqiptarësh, ata që merren me nivelin e lartë, ka edhe që shkojnë për ndonjë punë. Po ashtu ai u ndal dhe tek vrasja e ish-kandidatit për President Fernando Villavicencio dhe akzuave që ky i fundit kishte bërë ndaj shqiptarëve se e kanë kërcënuar së bashku me grupin Los Choneros.

Artan Hoxha: Janë disa shqiptarë që nuk i ke dëgjuar fare. Në Ekuador janë dy grupe të mëdha. Los Choneros dhe Los Lobos. Kur u vra kandidati për President, ai doli dhe katër ditë para se të vritej, tha më ka kërcënuar kreu i Los Choneros  dhe shqiptarët ishin të lidhur me këtë. Kur u vra, një nga personat që e vrau, dolën bashkëpunëtorë më grupin tjetër. Mediat shkruan se shqiptarët ishin të përfshirë, sepse presidenti në detyrë, duke qenë CEO banke shumë vite, shqiptarët e njihini dhe jetonin në të njëjtën lagje. Lagjia është si Rolling Hills në Shqipëri. Shqiptarët u akuzuan se kishin mbështetur Presidentin me 5 milionë dollarë. Ai nuk kandidoi më, por edhe Presidenti aktual, dyshohet se ka patur mbështetjen e shqiptarëve. U vranë gjashtë biznesmenë me lidhje shumë të forta politike. U gjetën në një plazh dhe u akuzua një organizatë shqiptare, që drejtohej nga një person me emrin Dritan Gjika. Dritan Gjika është biznesmen që ka shkuar atje për transportin e frutave ekzotike. Sot dyshohet të jetë në Dubai dhe është në kërkim. Në Ekuador ka dy lloje shqiptarësh, ata që merren me nivelin e lartë, ka edhe që shkojnë për ndonjë punë.  Isha në Ekuador. Këta shqiptarët që takova atje ishin me pasaporta italiane dhe vende të tjera, jo pasaporta shqiptare.

Policia Turke dhe ajo italiane arrestuan brenda një vile në Stamboll, Dritan Rexhepin. Rexhepi është koka e grupit ndërsa ekstradimi i tij kërkohet nga disa vende. Në momentin e arrestimit nga policia turke, Rexhepit iu gjetën mijëra euro dhe bizhuteri me vlerë të madhe, si dhe armë zjarri. Ai po qëndronte në një vilë luksoze në Stamboll, ku kishte udhëtuar me një pasaportë fallso, nën një identitet kolumbian, Benjamin Omar Perez Garcia. është lideri i një karteli droge, i cili ka trafikuar kokainë me vlerë qindra milionë euro nga Amerika e Jugut në Evropë. Rexhepi u kap në vitin 2014 në Ekuador dhe u dënua në vitin 2015 me 13 vite burg për trafik droge. Gjithashtu ai ka një historik të gjatë i përfshirë në ngjarje kriminale në Shqipëri, që e kanë pikënisjen në vitin 2007, kur vlonjati akuzohet për vrasjen e dy efektivëve të policisë. Më pas ai ka një seri arratisjesh nga burgjet, qoftë ato shqiptare, qoftë ato italiane./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB