
TIRANË-Në zonat malore janë rikthyer reshjet e dëborës. Në akset Lëpushë-Vermosh dhe Bogë-Theth gjatë natës ka patur reshje me intensitet mestar duke shkuar deri në 20 cm. Qarkullimi është i hapur, por nevojiten goma dimërore.
Reshje dëbore ka patur edhe qarkun e Korçës. Autoriteti Rrugor Shqiptar raporton se akset rrugore Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë- Leskovik, janë më problematike dhe u bën apel shoferëve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.
NJOFTIMI I ARRSH:
Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në Bogë-Theth dhe Hani i Hotit Tamarë. Mjetet borëpastruese kanë vijuar me punën në terren për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa probleme. Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore./ZËRI