
Foto ilustruese
KRUJË- Gjatë natës është riaktivizuar sërish zjarri në zonën e Krastës, në Krujë. Forcat zjarrfikëse ndodhen ne terren dhe po punojnë për të shuar flakët. Për shkak të terrenit malor, situata është vështirësuar. Një ditë më parë një helikopter i forcave të armatosura ka mundur të izolojë disa vatra.
Bëhet me dije se më shumë se 50 hektar pyje janë djegur nga zjarri në kurorën e pishave në Krastë.
Disa vatra zjarri u aktivizuan mesditën e së enjtes në pishat e vendit. Menjëherë zjarrfikësit e Krujës kanë shkuar pranë vatrave të zjarrit, por hasën vështirësi për shuarjen e tij për shkak të terrenit të vështirë. Dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme. /ZËRI/
Poll