Aktualitet

Raporti: Rreth 40% e familjeve shqiptare jetojnë në banesat e ndërtuara gjatë komunizmit 

Rreth 35% jetonë në ndërtesa të ndërtuara pas vitit 2000.

f.t
Raporti: Rreth 40% e familjeve shqiptare jetojnë në banesat e
foto ilustruese

TIRANË- Në të gjitha vendet e Europës Juglindore e Ballkanit Perëndimor, kënaqësia për të jetuar është rritur dukshëm në krahasim me vitin 2016, duke reflektuar përmirësimin e të ardhurave. Por, kjo gjë nuk ka ndodhur në Shqipëri. Në raportin e fundit të tranzicionit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), analizohen edhe banesat sipas vendeve.

Sipas të dhënave Shqipëria është një ndër vendet e Europës Jug-Lindore me më shumë banesa të reja. Rreth 35% jetonë në ndërtesa të ndërtuara pas vitit 2000. Gjithsesi eksziton një shumicë e cila jeton në ndërtesa të vjetra, ku rreth 40% e familjeve shqiptare jetojnë në banesat e ndërtuara në periudhën komuniste. 

Raporti: Rreth 40% e familjeve shqiptare jetojnë në banesat e

BREZH raporton se në Shqipëri më shumë se 70% e familjeve jetojnë në pallate të mëdha dhe shumica prej tyre nuk kanë menaxhim. Sipas raportit rritja e ndërtesave të reja nuk është pozitive, pasi është shkaktuar një kaos në tregun imobilar.

Raporti: Rreth 40% e familjeve shqiptare jetojnë në banesat e

Gjithashtu ndonëse vendi ka pasur ndër rritjet më të larta të ekonomisë në rajon, kënaqësia për të jetuar nuk ka ndryshuar. Madje kënaqësia për të jetuar është më e ulët se në 2066-n. Sipas grafikut që shoqëron raportin, niveli i kënaqësisë së jetesës së shqiptarëve është njëlloj si në vitin 2016, ndërkohë që është dhe më e ulët se në vitin 2006, kur ka filluar matja e këtij indeksi. Madje në 2006-n, Shqipëria ishte një nga vendet që kishte kënaqësinë më të lartë të të jetuarit në rajonin e BERZH./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB