
SPANJË- Atentati me armë zjarri ndaj një të riu shqiptar në Spanjë ka dështuar! Mediat në Spanjë shkruajnë se ngjarja ndodhi pranë përroit Montalegre, në Badalona (Barcelona).
Në orën 22.00 të mbrëmjes, një telefonatë e bërë nga numri i telefonit të urgjencës 112 ka zbuluar përplasjen me armë zjarri mes dy personave, nga e cila një person ka mbetur i plagosur në mes të rrugës. I riu, ende i paidentifikuar me emër, është jashtë rrezikut për jetën, pasi plumbin e ka marrë në një nga këmbët.
Sipas informacioneve të para të Policisë spanjolle, plani për vrasjen e të riut lidhet me një grabitje të një sasie lënde narkotike, e llojit marijuanë. Skuadra Mossos ka marrë deklaratën e të plagosurit, i cili shprehet se bëhet fjalë për një grabitje dhe jo për hesape të pambyllura për trafikun e drogës.
Të përfshirë dyshohet se janë edhe shqiptarë të tjerë, por nuk dihen detaje më të hollësishme lidhur me atë që ka ndodhur./Zëri.ai