
TIRANË-Publikimi i vëllimit të 3-të të rezultateve të testit “PISA 2022” ka treguar rezultate të dobëta për vendin tonë. Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA), ka publikuar sot raportin e vlerësimit për e nxënësve në 64 vende të botës. Këtë herë vlerësimi mati se si 15-vjeçarët në vendet pjesëmarrëse ishin në gjendje të gjeneronin zgjidhje për problemet në kontekstet e përditshme, në "të menduarit krijues", pra angazhimi i tyre në mënyrë produktive në gjenerim, vlerësim dhe përmirësimin të ideve.
PISA results out now !
— OECD Education (@OECDEduSkills) June 18, 2024
The OECD PISA survey has assessed the creative thinking skills of 15-year-olds globally for the first time.
Where are students performing best?
#Singapore #Korea #Canada*
How is your country doing?
Full report: https://t.co/G3CTnCp6b0 pic.twitter.com/yy6wslNIvV
Siç shihet dhe në grafik, Shqipëria renditet në vendin e fundit me vetëm 13 pikë, ndërsa në vend të parë është Singapori me 41 pikë, ose 28 pikë diferencë nga vendi i fundit.

Klikoni këtu për RAPORTIN e plotë
Përsa i përket Shqipërisë, vendi ynë renditet i fundit pas Republikës Domenikane, Marokut, Uzbekistanit, etj, duke qëndruar në kategorinë e tretë të matjes, pra "nën mesataren e OECD" Rezultatet e para të PISA 2022 u raportuan për shkrim-leximin matematikor, lexim dhe shkencor në dhjetor 2023. Nga vitit 2018 në vitin 2022 rezultatet e leximit ranë me më shumë se 30 pikë. Dhe në shkencë e njëjta situatë. Rezultatet e shkencës u përkeqësuan me më shumë se 20 pikë gjatë periudhës. Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria pozicionohet më poshtë. /ZËRI