Politikë

Shqipëria ndër vendet e fundit në PISA, Manastirliu: Rënie ka pësuar dhe Gjermania, ndikoi tërmeti dhe pandemia

Manastirliu tha se rezultatet në ulje për vendin tonë kanë ardhur edhe si pasojë e pandemisë dhe pasojave që ajo solli

E.K
Shqipëria ndër vendet e fundit në PISA, Manastirliu: Rënie
Ogerta Manastirliu

TIRANË- Është mbajtur sot në Kuvend interpelanca e kërkuar nga deputetja Ina Zhupa, me ministren e Arsimit Ogerta Manastiruliu. Zhupa u ndal te rezultatet e PISA-s, ku Shqipëria renditet vende më poshtë, krahasuar me vite më parë.

Nga foltorja e Kuvendit, Zhupa tha se të dhënat e këtij raporti ishin trupëruese për Shqipërinë e cila renditet poshtë Palestinës dhe Uzbekistanit. Mes të tjerash demokratja tha se në vend po thellohet analfabetizmi.

“Pas daljes së rezultateve të Pisës, që ishin të dhëna turpëruese. Ky është një raport që zhvesh propagandën dhe dëshmon rrënimin e sistemit parauniversitar në Shqipëri. Shqipëria kishte rënie më të madhe të ndonjë shteti në rajon, krahasuar dhe me veten që në vitin 2009. Ka rënë me 47-68-50 pikë. Ne renditemi më poshtë se Palestina, se Uzbekistani. Kishim rënie më të madhe se të gjitha vendet e tjera. Aftësitë e nxënësve tanë janë kthyer pas në vitin 2000. Është thelluar analfabetizmi. Jemi katandisur në tre fusha kryesore.”, tha ajo.

Ndërkohë që sipas ministres së arsimit, në këtë renditje ka ndikuar ndjekja e shkollës online gjatë pandemisë, si dhe situata me tërmetin në Shqipërinë.

“Çështja e arsimit kërkon bashkëpunimin e të gjitha palëve. Ne nuk fshihemi pas gishtit nuk pranojmë dot të themi që PISA ishte performancë që ka ecur në hapin që ne do të donim, por kemi bërë një analizë si një vlerësim që në kontekstin ndërkombëtar është lexuar nga ekspertët më të mirë. Për të dhënë një kontekst, ka vende shumë të zhvilluara si Gjermania që në 2022 u ul me 25 pikë. Performanca jonë ishte në ulje, por u ndikua nga disa faktorë, kemi bërë analizë për të marrë masa. Ka pasur faktorë që kanë ndikuar, si pandemia, tërmeti”, tha Manastirliu.

Poll

MOS HUMB