Aktualitet

Nuk ndaloi në postbllok/ Shqiptari arratiset nga policia, kapet me kokainë

Burri detyroi një postbllok policie pranë qytetit të Mattarello ta ndjekë nga pas, duke vazhduar marshimin e tij drejt unazës.

f.t
Nuk ndaloi në postbllok/ Shqiptari arratiset nga policia, kapet me
FOTO ILUSTRUESE

ITALI-Një 42-vjeçar shqiptar, që iu gjet gjysmë kilogrami kokainë dhe mbi 105 mijë euro cash, u arrestua në Trento nga oficerët e policisë pasditen e djeshme, të hënën 17 qershor, shkruajnë mediat e huaja.

Akuza ndaj tij është paraburgimi për qëllime të trafikut. Burri detyroi një postbllok policie pranë qytetit të Mattarello ta ndjekë nga pas, duke vazhduar marshimin e tij drejt unazës.

Policia ka nisur menjëherë ndjekjen e tij, duke e lajmëruar disa herë të ndalojë. Gjatë identifikimit, policia zbuloi se burri tashmë ishte me kallëzime të mëparshme për krime kundër pronës, për shkelje të legjislacionit për të huajt dhe dokumente false, si dhe kishte kallëzim për armëmbajtje dhe sende të tjera të forta. 

Pas përfundimit të ndjekjes, shqiptari është kontrolluar dhe ka shfaqur menjëherë një nervozizëm të tillë, sa i ka shtyrë efektivët të mendojnë se brenda makinës mund të fshihte armë dhe drogë. Gjatë kontrollit të kryer në makinë, duke këqyrur një montim të parregullt të pjesëve plastike, u gjet kokainë me peshë 542.11 gramë, si dhe tufa kartëmonedha në shumën totale prej 106 490 euro. Më pas personi është arrestuar në flagrancë./ZËRI

Poll

MOS HUMB