Aktualitet

'Ra bombola e oksigjenit apo vinçi preku telat e tensionit?'/ 2 pistat e hetimit të shpërthimit

Babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha, manovratorë, kanë qenë duke ngritur me vinç dy bombula oksigjeni.

f.t
'Ra bombola e oksigjenit apo vinçi preku telat e tensionit?'/ 2
pamje nga vendngjarja

LUSHNJË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e djeshme në Lushnjë, ku si pasojë e një shpërthimi humbën jetën dy persona dhe u plagosën 7 të tjerë.  Grupi hetimor po punon mbi dy pista hetimi mbi shpërthimin e rëndë të ndodhur dje në Lushnje ku humbën jetën babë e bir dhe 7 u plagosën. Babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha, manovratorë, kanë qenë duke ngritur me vinç dy bombula oksigjeni që do të përdoreshin për saldime në çatinë e magazinës (kapanonit).

Dyshimi i parë është se mund të ketë rënë nga lartësia njëra prej bombolave të oksigjenit që ka shkaktuar shpërtimin dhe për këtë pritet ardhja e ekspertëve të anti-eksplozivit. Ndërsa dyshimi i dytë është ai fillestari, ku vinçi ka prekur telat e energjise dhe më pas ka ndodhur shpërthimi.

Ngjarja e rëndë la pas një bilanc tragjik, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është bërë kontakti që vinçi, në të cilën ndodheshin Roland dhe Elidon Hoxha ka prekur me telat e tensionit të lartë, të cilët kanë bërë shkëndijë elektrike me bombolat e oksigjenit që ndodheshin në kavon e vinçit duke shkaktuar dhe shpërthimin. Po ashtu shtatë persona u plagosën, dy prej të cilëve u transportuan në spitalin e Traumës. I plagosur nga shpërthimi mbeti dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela, i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe këtë mëngjes raportohet se ndodhet në gjendje të stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën. Dhe të plagosurit e tjerë fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën./ZËRI

Poll

MOS HUMB