Aktualitet

Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, protesta shënon ditën e 72-të

Me pankarta dhe thirrje të ndyshme, u shoqërua marshimi i ditës së sotme drejt Kryeministrisë, ku ju bashkuan edhe qytetarë të tjerë të cilët janë me një qëllim të përbashkët. 

M.K.
Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, protesta shënon
Foto nga protesta

TIRANË- Qytetarët kanë vijuar edhe këtë të hënë protestën e tyre në kryeqytet, duke shënuar ditën e 72-të të tubimit të përditshëm. Protestuesit u mbledhën fillimisht në sheshin "Skëndërbej", ku më pas nisën marshimin e tyre në drejtim të Kryeministrisë.

Me pankarta dhe thirrje të ndyshme, u shoqërua marshimi i ditës së sotme drejt Kryeministrisë, ku ju bashkuan edhe qytetarë të tjerë të cilët janë me një qëllim të përbashkët. 

Edhe ditën e sotem përpara godinës së Kryeministrisë priten të mbahen fjalime nga qytetarë të ndryshëm.

Kërkesat që kanë parashtruar qytetarët:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.


4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./ZËRI

Poll

MOS HUMB