Aktualitet

Trafik i rënduar në Vlorë, radhë të gjata automjetesh

Vështirësitë më të mëdha në qarkullim janë evidentuar në aksin Uji i Ftohtë-Lungomare, ndërsa trafik i dendur është raportuar edhe më në jug, në zonën e Radhimës dhe Orikumit.

M.K.
Trafik i rënduar në Vlorë, radhë të gjata automjetesh
foto nga vendi i ngjarjes

VLORË- Fluksi i lartë i pushuesve gjatë sezonit veror ka sjellë trafik të rënduar në qytetin e Vlorës dhe në akset rrugore që lidhin zonat bregdetare me qytetin.

Vështirësitë më të mëdha në qarkullim janë evidentuar në aksin Uji i Ftohtë-Lungomare, ndërsa trafik i dendur është raportuar edhe më në jug, në zonën e Radhimës dhe Orikumit.

Gjatë pasdites, numri i automjeteve është shtuar ndjeshëm në drejtim të Vlorës, teksa pushuesit kanë nisur të largohen nga plazhet e Radhimës dhe Ujit të Ftohtë. Për pasojë, janë krijuar radhë të gjata dhe lëvizja e mjeteve është bërë me ritëm të ngadaltë.

Në disa segmente, kolona e automjeteve është shtrirë nga zona e Ujit të Ftohtë deri në Radhimë, duke shkaktuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve.

Fluksi i turistëve dhe i automjeteve gjatë muajit gusht e ka kthyer këtë aks në një nga zonat më të ngarkuara të qarkullimit në jug të vendit.

Trafiku pritet të vijojë të jetë i rënduar edhe gjatë orëve të mbrëmjes, veçanërisht në momentet kur pushuesit nisin kthimin nga plazhet drejt qytetit të Vlorës./ZËRI

Poll

MOS HUMB