Aktualitet

Quajti Berishën "bisha"/ Avokati Artan Simoni sqarohet: Opinion personal

Avokati Artan Simoni u shpreh i shqetësuar nga lidhja që i kanë bërë postimit të tij dhe figurës së përdorur ndaj Berishës. 

k.m.
Quajti Berishën "bisha"/ Avokati Artan Simoni sqarohet: Opinion
Artan Simoni

TIRANË- Avokati Artan Simoni, i cili u caktua sot si avokati mbrojtës i kryedemokratit Sali Berisha, ka sqaruar statusin e tij në rrjetet sociale, ku i referohej "klientit" të tij si "bisha". I pyetur nga gazetarja Anila Hoxha në një intervistë live për "Top Story", avokati tha se opinioni nuk ka të bëjë me persona të caktuar dhe u interpretua gabim. Madje u shpreh i shqetësuar nga lidhja që i kanë bërë postimit të tij dhe figurës së përdorur ndaj Berishës. 

“Statusi prej dy ditësh, thirrja është bërë ditën e sotme. Ky status ka të bëjë me gjendje personalen time, që un vij nga studimet histori, bisha është koncept fjalë e përditshme dhe nuk mund të personalizohet. Gjykata që të mos krijohej një situatë dyshimesh, donte të shkëputej plotësisht nga kjo gjendje. Nuk ka të bëjë me persona të caktuar por në këto kushte është një shprehje “Personat që shfajësohen pa ngritur askush gishtin, vetë akuzohen”. Ata që e interpretuan ka një gabim sa i përket këtij krahasimi. Nuk ka asnjë lidhje. Në thelb unë nuk them se jam shqetësuar. Kjo është e drejta e shprehjes. Interpretimet të bëhen në formën e drejtë të mundshme dhe jo në interesa të ngushta. Nga dalja ime në dyert e gjykatës e kam pezulluar statusin, por kam vënë re se gjithçka ishte në rregull e kam riaktivizuar. Shprehi personale,”- tha avokati.

Duke qenë se avokatët e zgjedhur nga Berisha u larguan nga salla duke kërkuar më shumë kohë që të njiheshin me aktet hetimore të dosjes, Simoni ndryshe nga ta tha se është njohur me një pjesë të mirë të dosjes.

“Një pjesë shumë të mirë e kam studiuar dhe mund tju them që për dy arsye që janë si ajo e fazës ku gjendet hetimi dhe arsyet që gjykata dhe ligji e përcakton, e kam të pamundur ti bëj publike, edhe për shkakun se nuk jam më avokat i çështjes. Duke qenë se ky proces ka një formë ku nuk mund të bëhen të dhëna publike, nuk mund të flas,”- shtoi avokati.

Duke folur për karrierën e tij, Simoni tha se ka bërë mbrojtjen e disa funksionarëve të lartë.

“Ka pasur edhe raste të tjera ku kam mbrojtur funksionarë të lartë, për fat shumicën prej tyre kam fituar. Kam bërë mbrojtjen e Fatmir Mediut, më ka caktuar gjykata kryesisht. Kam mbrojtur edhe kryetarin e Dhomën së Avokatisë, Maksim Haxhia, rast që e kam fituar”.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme njoftoi se ka zëvendësuar Artan Simonin me një avokat tjetër nga lista e avokatëve kryesisht falas. Por ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB