Aktualitet

Policia & FNSH 'zbarkojnë' në Shkodër! Arrestohet 42-vjeçari që 'terrorizoi' sot qytetin

Deri më tani në pranga ka rënë Balil Murataj, 42 vjeç pasi gjatë paraditës së sotme teksa ishte në lëvizje me automjetin e tij qëlloi në ajër disa herë me armë zjarri duke terrorizuar banorët.

E.K
Policia & FNSH 'zbarkojnë' në Shkodër! Arrestohet
Policia

SHKODËR- Policia, të mbështetur dhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë "zbarkuar" mbrëmjen e kësaj të mërkure në Shkodër. Raportohet se në fokus është kapja e personave të shpallur në kërkim dhe atyre me precedentë penal. 

Mësohet se ekipet policore janë ndarë në rrugët kryesore të kryeqendrës së veriut. Blutë e Shkodrës dhe Policia e Shtetit ende nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar. 

Deri më tani në pranga ka rënë Balil Murataj, 42 vjeç pasi gjatë paraditës së sotme teksa ishte në lëvizje me automjetin e tij qëlloi në ajër disa herë me armë zjarri duke terrorizuar banorët./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB