
TIRANË- Përdhunimi i një 26-vjeçareje në Vlorë është kthyer në një nga çështjet më të ndjekura në "Zëri.ai". Redaksia që në dhënien e lajmit nga Policia e Vlorës është interesuar për të zbuluar sa më shumë detaje lidhur me ngjarjen, duke u koordinuar edhe me disa burime në terren. Që në fillim kemi zbuluar dinamikën e gjithë ngjarjes, me qëllim vetëm vendosen e autorëve para bankës së drejtësisë. Një prej informacioneve ishte se në dijeni për ngjarjen ishte dhe Klevis Deliaj, djali i pronarit të televizionit "6+1 Vlora'.
Për Deliaj, Zëri.ai raportonte se: Analizimi i pamjeve nga hyrja në bar, për të kaluar më pas në dhomën e hotelit, konsumimi i drogës dhe më pas abuzimi, janë disa nga momentet kryesore. Në burg sot janë Oltjan Tahiri dhe Albi Ceno, ndërsa Klevis Delia është ndaluar sot për të dhënë deklarimin e tij si person në dijeni. Në kërkim është Gentjano Mehmeti.
Duke ditur rëndësinë e situatës, asnjë gazetar nuk e implikoi Deliajn siç me dinakëri shkruan sot administratori i 6+1 Tv Vlora. Askush se akuzoi për përdhunues, por person në dijeni.
Mirëpo, me kalimin e orëve ngjarja precipitoi! I ati i të riut, Albert Deliaj, sulmoi publikisht kolegen gazetare në Vlorë, Afrovita Hysaj, duke e akuzuar se ajo kishte nxjerrë emrin me qëllim për ta dëmtuar atë dhe familjen e tij. Fjalorit të rrugës, Zëri.ai zgjodhi ti përgjigjej duke i dalë në mbrojtje reporteres që edhe nëse gaboi, gabimi i saj është minimal përballë dëmit që i vjen shoqërisë nga një media e kapur dhe me gojën e mbyllur. Efektin e reagimit tonë, e kupton sot vetë z.Deliaj, që ka reflektuar ndjeshëm dhe ka pranuar gabimin e rëndë.
Më tej, për t'ja bërë të qartë publikut dhe vetë Deliajt, redaksia po punonte për zbulimin e emrit të personit të katërt që u siguroi drogën në tavolinë tre të rinjve të tjerë. Sot, zbuluam nga grupi hetimor se personi në fjalë është Viljon Kapaj, i cili bashkë me Gentian Mehmetin janë ende në arrati, ndërsa në burg aktualisht janë Oltjan Tahiri dhe Albi Ceno.
"Administratoret e faqeve “Zeri.ai”, si do te ndiheshin sikur te etiketohej padrejsisht si perdhunues nje i aferm i familjes se tyre qe sic e thame dhe me larte s‘ka lidhje fare me kete ngjarje?,"-shkruante sot në kërkesën e faljes, Albert Deliaj.
Zoti Deliaj, ne ndihemi keq që përmendëm emrin e djalit tuaj, si burim i tretë dhe i katërt i informacionit, kur dora e parë ishte Policia lokale e më pas gazetarët. Por nuk ndihemi keq që ju nuk bëtë dot një përgënjeshtrim qytetar të lajmit të dalë në media. As që ju nuk u ngritët dot mbi karakterin e një babai për të dënuar fillimisht sulmin e më pas këdo që ju preku. Reagimi juaj sot është i mirëpritur edhe pse i vonuar... por më mirë, vonë se kurrë./Zëri.ai