Aktualitet

VIDEOJA- E tërheqin zvarrë, momenti kur ngjitet në dhomën e hotelit 26-vjeçarja nga Vlora

Vajza është e ulur në shkallë dhe më pas bie.

k.m.
VIDEOJA- E tërheqin zvarrë, momenti kur ngjitet në dhomën e
Pamje nga videoja

TIRANË- Del videoja e momentit kur vajza 26-vjeçare nga Vlora, ngjitet nga personat që e përdhunuan në dhomën e hotelit. Siç duket qartë edhe nga pamjet e siguruara nga emisioni "Piranjat", e reja duket që kur ngjit shkallët, një prej djemve e mbajnë nga krahët, ndërsa as nuk mund të hedhë hapat si duhet. Po ashtu, në një moment të dytë të videos, vajza është e ulur në shkallë dhe më pas bie. Qartësisht ajo është në gjendje jo të mirë dhe e paaftë për të gjykuar apo për të dhënë miratim për marrëdhënie seksuale me dëshirë, ashtu siç pretendojnë autorët.

VIDEOJA:

Po ashtu sot, dëshmia e 26-vjeçares i jep njëherë e mirë fund diskutimeve se a pati abuzim seksual me të, mbrëmjen e të shtunës në bar-hotel-restorantin në Vlorë. Zëri.ai e investigoi që prej të hënës ngjarjen duke detyruar institucionet të bëjnë drejtësi. Sipas dinamikës që ka zbuluar, Kapaj është personi që i ka ofruar drogën grupit të djemve që më pas abuzuan seksualisht me të renë. Kjo e fundit për herë të parë foli sot duke konfirmuar se me të është abuzuar seksualisht.

Vajza 26-vjeçare tregoi se është kërcënuar nga familja e Albi Cenos, njërit prej djemve të arrestuar. Viktima tregoi se e ëma i ka kërkuar të ndryshojë dëshminë dhe të shfajësojë të birin, në të kundërt do të përballet me rrezikun që i kanoset nga shokët e tij që janë jashtë burgut. Por deri më tani për këtë çështje nuk ka asnjë procedim të ri penal./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB