Aktualitet

Qëlloi me shuplakë nxënësen, procedohet mësuesja 47-vjeçare

Mësuesja 47-vjeçare do të hetohet në gjendje të lirë për gjuajtjen me shpullë të nxënëses së saj.

f.t
Qëlloi me shuplakë nxënësen, procedohet mësuesja
FOTO ILUSTRUESE

ELBASAN- Një mësuese është proceduar penalisht në qytetin e Elbasanit pasi ushtroi dhunë ndaj një nxënëseje. Mësuesja 47-vjeçare do të hetohet në gjendje të lirë për gjuajtjen me shuplakë të nxënëses së saj.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen.

K. P., 47 vjeçe, mësuese në një shkollë 9-vjeçare, në qytetin e Elbasanit, pasi dyshohet se gjatë orës mësimore, ka gjuajtur me pëllëmbë një nxënëse.

Materialet procedurale në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB