Aktualitet

Vdes në moshën 18-vjeçare bukuroshja nga Kajava, pjesë e Miss Universe Albania 2023

E reja vuante nga zemra dhe shkaku i vdekjes së saj dyshohet se ka qenë një atak

E.K
Vdes në moshën 18-vjeçare bukuroshja nga Kajava, pjesë e
Lorena Berdufi

TIRANË- 18-vjeçarja Lorena Bërdufi, është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e saj, përmes postimeve në rrjetet sociale. Dyshohet se e reja vuante nga zemra dhe shkaku i vdekjes së saj dyshohet se ka qenë një atak.

Bukuroshja nga Kavaja studionte në gjimnazin “Aleksandër Moisiu” dhe ishte maturante në vitin e fundit.

Ajo ka konkurruar në kompeticionin Miss Universe Albania 2023, e cila duket se ka qenë dhe ëndrra e familjarëve të saj.

“Dua të plotësoj ëndrrën e familjes time”, deklaronte 18-vjeçarja në intervistën prezantuese të kompeticionit të bukurisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Miss Universe Albania & Kosova (@missuniversealbania)

Familjarë e të afërm kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ikjen e Lorenës në lule të jetës.

Poll

MOS HUMB