Aktualitet

Qëlloi me armë drejt berberhanes në Fier, arrestohet Geraldo Hoxhaj

Burime bëjnë me dije për ZËRIN se të shtënat me armë kanë ndodhur pasi autorët kanë pasur konflikt me një prej klientëve të berberhanes.

f.t
Qëlloi me armë drejt berberhanes në Fier, arrestohet Geraldo
Pamje nga arrestimi

FIER- Policia ka vënë në pranga autorin e dytë të ngjarjes në Fier, ku u qëllua me armë zjarri drejt berberhanes së një 33-vjeçari. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ra shtetasi Geraldo Hoxhaj (Mahmutaj), ndërsa u sekuestrua arma e krimit. Ndërkohë një ditë më parë u arrestua Nikola Muçi.

Burime bëjnë me dije për ZËRIN se të shtënat me armë kanë ndodhur pasui autorët kanë pasur konflikt me një prej klientëve të berberhanes. Fatmirësisht si pasojë e të shtënave nuk pati persona të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 23.12.2023, në fshatin Fermë Çlirim, ku në drejtim të një biznesi (berberhane), u qëllua me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim G. H. (M)., 33 vjeç, banues në fshatin Fermë Çlirim.

Pas një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, me shtetasin E. K., 30 vjeç, ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri pushkë, në drejtim të një biznesi (berberhane), në momentin kur në këtë biznes, po merrte shërbim 30-vjeçari. Nga veprimet e shpejta hetimore ka rezultuar se bashkëpunëtor për këtë rast ka qenë shtetasi N. M. (M)., 22 vjeç, i cili u arrestua nga Policia, një ditë më parë.

Në cilësinë e provës materiale, u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit pushkë me të cilën qëlloi 33-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

Poll

MOS HUMB