Aktualitet

Qarkullonte me doza kokaine gati për shitje, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

I riu e ndante lëndën narkotike në sasi dhe më pas e shiste atë në zonën e Xhamllikut dhe Freskut.

I.F

TIRANË- Një 28-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi po qarkullonte me një sasi kokaine në makinë. Gjatë kontrollit në makinën dhe banesën e tij, Policia sekuestroi 250 gramë kokainë të ndarë në doza gati për shitje. I riu e ndante lëndën narkotike në sasi dhe më pas e shiste atë në zonën e Xhamllikut dhe Freskut.


“Finalizohet operacioni policor i koduar "Green" për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve.

Sekuestrohet sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, me peshë 250 gram, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.  Arrestohet në flagrancë poseduesi.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në zonën e Freskut dhe Xhamllikut, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Green". 

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. T., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 28-vjeçarin, duke qarkulluar me automjet, në rrugën "Xhanfize Keko".

Gjatë kontrollit të mjetit dhe të banesës së 28-vjeçarit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë me peshë 250 gram, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se i arrestuari pasi siguronte lëndën narkotike në sasi, e ndante atë në doza, të cilat i shiste më pas në zonën e Freskut dhe Xhamllikut.

Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB